Doktori që shpëtoi nga Ebola detajon një ditë shqetësuese në spital: Koronavirusi më frikëson

Doktori që shpëtoi nga Ebola detajon një ditë

Doktori që mbijetoi nga Ebola detajon një ditë shqetësuese në urgjence.

Dr Craig Spencer ka punuar si epidemiolog në Afrikë dhe Azinë Juglindore nga ku mori Ebolen në 2014 pasi u kujdes për pacientët në Guinea. Ai arriti të mbijetonte.

Spencer tani është drejtori i Shëndetit Global në Mjekësinë e Urgjencës në New York-Presbyterian / Columbia Center Medical University në New York City, i cili është bërë epiqendra e shpërthimit të SHBA.

Ai përshkroi një ditë shqetësuese në dhomën e urgjencës në një postim në Twitter të postuar herët të martën në mëngjes.

Spencer shkroi se ai e fillon ditën e tij si shumë punëtorë të tjerë duke pirë një filxhan të madh me kafe. Përfundon me heqjen e rrobave të tij në korridorin e shtëpisë së tij duke shmangur vogëlushin e tij që vrapon për ta përqafuar, më pas bën një dush dhe kalon pak kohë me familjen e tij.

Puna nis ne oren 08:00

"I goditur menjëherë nga mënyra sesi transformohet menjëherë qetësia e rrugëve të qytetit të mëngjesit të hershëm," shkroi ai. “Dritat e ndritshme fluoreshente reflektojnë syze mbrojtëse të të gjithëve. Ekziston një kakofoni e kollitjes. "

Ai flet për një pacient që ka vështirësi me frymëmarrjen edhe pse merr sasinë  maksimale të oksigjenit.

Ai përshkruan të paturit "një diskutim të gjatë dhe të ndershëm" me pacientin dhe familjen e tij - të cilët janë në telefon.

"Direkt njofohem për një tjetër pacient me të vërtetë të sëmurë që hyn. Nxitoj, ata janë gjithashtu jashtëzakonisht të sëmurë, të vjella. Përpiqemi t’i mbajmë në jetë. Ka pacientë të shtrirë pranë njeri-tjetrit që marrin të dy një tub frymëmarrje dhe akoma nuk ka shkuar ora 10 e mëngjesit”, shkruan ai.

Gjatë gjithë ditës ërballet më shumë të sëmurë që nuk marrin dot frymë, që kanë shumë ethe, që kanë presion të ulët të gjakut, që kanë nivel të ulët të gjakut etj. Në një moment, ai e kupton që është pasdite dhe ai nuk ka pirë ujë.

“Kam frikë të heq maskën, është e vetmja gjë që më mbron. Në Afrikën Perëndimore gjatë Embolës, kam kaluar me orë të tëra në një kostum të nxehtë dhe pa ujë për të shpëtuar një jetë më shumë”, shkruan ai.

Në drekë mjeku Spencer shkon tek lokali i spitalit i cili fatmirësisht është ende hapur, heq maskën e tij me kujdes, , lan duart dy herë dhe ha sa më shpejt të jetë e mundur sepse nxiton të shkojë sërish në punë.

Pasi përfundon turnin ai sterilizon çdo objekt që ka me vete, telefonin, portofolin etj dhe i fut në një qese. Kur ai kthehet për në shtëpi rrugët jane te shkreta 

EMISIONET