Doçi: Pas Fatmirit, do t'i vërsulen Gramozit....

Poeti Agim Doçi i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u shpreh se po dëmtohet  imazhi i Shqipërisë me akuzat e shpërthyera së fundmi ndaj ministrit të Brendshëm.

Doçi: Në këtë punë po humbet imazhi Shqipërisë, e dyta populli thotë çfarë bëhet kështu me këto lojëra dhe ping ponge dhe mesa shoh mbrapa në sfond është momenti kur komandanti suprem i thotë Ministrit të Brendshëm unë të arrestoj.  Çështja është shumë e thjeshtë, këto janë lojëra shumë të rafinuara…

As ai që i bënë këto lojëra, Edi Rama, nuk e di se ku do të dali, pasi elektorati shqiptar dhe vetë Rama se ka ditë që do merrte të gjithë tepsinë. Kjo e fundit nuk është ajo kush gjen pesë lekëshin. Nuk dua të fyej askënd, as ish-hetuesin tim në Fushë Krujë dhe as djalin e Bashkimi Tahirit…E di do ta spostojë Fatmirin, mas tij do t'i vërsulet Gramoz Ruçi dhe pas kësaj, edhe Ruçi do të largohet. Fajin kush e ka, opozita, sepse lufta s'mund duke ta mbush armën kundërshtari dhe qederi është tek mulliri i Don Kishotit….Këpuca ime flet më mirë se Taulant Balla, ai është dhe përfaqësuesi më i madh i PS pas Ramës. Këtu jemi…


EMISIONET