Kreu i Shtetit, Ilir Meta, duket se do të jetë zyrtari më i lartë shtetëror që paraqitet para një komisioni hetimor. Një ditë pas ftesës së drejtuar nga Ulsi Manja, Presidenti deklaroi se mezi pret që të kthehet në parament për të dhënë mesazhin e bashkëpunimit institucional. Por pavarësisht këtij qëndrimi të Kreut të Shtetit mazhoranca rrëzoi për herë të tretë kandidatin e propozuar nga meta për kryetar të KLSH-së duke lënë këtë institucion me drejtuesin e vjetër, të cilit i ka mbaruar mandati në dhjetor 2018.

Presidenti, Ilir Meta, duket se do të jetë zyrtari më i lartë i shtetit shqiptar që paraqitet në një komision hetimor.

Një ditë pas ftesës që i bëri Ulsi Manja, Kreu i Shtetit deklaroi se do të shkojë në parlament pasi duhet të jetë shembull i bashkëpunimit institucional.

Ilir Meta: “Të dashur miqtë e mi gazetarë. Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për të vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”.

Presidenti, Ilir Meta, pritet të do të thirret në fillim të javës së ardhshme për të mbajtur qëndrim para deputetëve që kërkojnë shkarkimin e tij për shkelje kushtetuese. Hetimi për Presidentin Meta do të zgjasë deri në 9 tetor. 

Mazhoranca rrëzon Metën për KLSH-në

Ndërkohë një ditë pasi rrëzoi pesë dekretet e Kreut të Shtetit për kthimin e ligjeve, mazhoranca rrëzoi për herë të tretë kandidaturën e propozuar nga presidenti Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Emri i Petraq Milos pati të njëjtin fat si propopzimet e mëparshme të Kreut të Shtetit për emërimin e Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit.

Argumentat për rrëzimin e kandidaturës së Petraq Milos ishin politike.

Evis Kushi: Edhe pse zoti Milo nuk ka deklaruar që të ketë angazhime politike, aktualisht ai rezulton të jetë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD që nga viti 2018.

Por këto pretendime të mazhorancës u kundërshtuan nga vetë kandidati Petraq Milo si dhe juristi i Presidencës.

Petraq Milo: Thotë gjatë ushtrimit, në momentin që zgjidhesh atëherë heq dorë nga të gjitha funksionet, të cilën e kam bërë me deklaratë.

Propozimi i Metës pritet të kalojë për votim edhe në parlament, ndërsa konflikti mes mazhorancës dhe Kreut të Shtetit ka bërë që Kontrolli i Lartë i Shtetit të drejtohet nga Bujar Leskaj, të cilit i ka mbaruar mandati në 23 dhjetor të 2018.

/Ora News.tv/