Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm, janë ngritur shumë pikëpyetje. Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me profesion jurist, jep një sqarim rreth pyetjes nëse do të shkarkohet Presidenti i Republikës.

Reagimi i plotë i Manjanit

Sqarim ligjor, përsëri për ata që më shkruajnë:

Pyetja e radhës është: a do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit? Përgjigja ime është: Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur; 1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë. 2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend. 3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston. Besoj ku nen e sqaron plotësisht pyetjen. Të dielë të mbarë!

/Ora News.tv/