Do të pranonte detyrën si këshilltar i Ministrit, humb jetën në aksident

Anëtari i kryesisë së rinisë së Nismës Socialdemokrate, Albert Krasniqi, ka humbur jetën gjatë një aksidenti në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Aksidenti u regjistrua të martën, vetëm një ditë para se Krasniqi të merrte detyrën e këshilltarit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Vetë ministri tha se Alberti do t’i mungojë shumë dhe se kujtimi për të nuk do të harrohet asnjëherë.

“Albert sot kam pritur të të uroj mirëseardhje në detyrën e re si këshilltar i imi në MTI, por në asnjë mënyrë s’kam menduar që pikërisht të ju them lamtumirë.Veprat tua, sjellja jote ishin shembulli më i mirë i një të riu, me një perspektivë për të ardhmen. Do të na mungosh shumë Albert, kujtimi për ty kurrë nuk do të harrohet. Lamtumirë shoku ynë, lutemi që të pushoni i qetë në parajsë!”, shkroi ministri Krasniqi.


EMISIONET