A do të kandidojë Vangjush Dako sërish për kryetar bashkie në Durrës?

A do të kandidojë Vangjush Dako sërish për kryetar bashkie

A do të kandidojë Vangjush Dako sërish për kryetar bashkie në Durrës?

Mbrëmjen e djeshme ai u shpreh  se nuk është ai që vendos nëse do të kandidojë për kryetar Bashkie sërish në zgjedhjet e ardhshme, po strukturat e PS-së.

Dako u shpreh se edhe nëse nuk do të jetë kandidat ai do të drejtojë fushatën në Qarkun e Durrësit.

“Unë nuk e ndjej veten të lodhur, por mund ta shikoj veten edhe në një pozicion tjetër. Unë në të dyja rastet nuk di zgjedhjen, të vazhdoj kryetar bashkie apo një pozicion tjetër. Nuk mund të largohem dot nga ai qytet sepse e dua atë qytet. Por jam apo s’jam kryetar bashkie unë do të drejtoj fushatën në të tre bashkitë e qarkut të Durrësit. Në Krujë, në Shijak, në Durrës dhe që treja janë të fituara”, ka deklaruar Dako në Opinion.

Por a do të japë dorëheqjen nëse nisin hetimet pas zbulimit të përgjimeve në kuadër të hetimit të megaoperacionit "Vol-vo4"  

"Pse të jap dorëheqjen. Akuza nuk është asgjë. Nëse Gjykata të fut në burg, ti automatikisht ikën nga kryetar bashkie.’ u shpreh Dako.

Vangjush Dako është kryetar bashkie i Durrësit tashmë prej 3 mandatesh. 

EMISIONET