Presidenti Ilir Meta ka bërë të qartë se nuk do të japë dorëheqjen. Ai tha se nuk do të dorëhiqet për të vendosur një kukull dhe të firmosë vendime antikushtetuese.

Ilir Meta: Si mund të jap unë dorëheqjen që të vendosin një kukull për të firmosur ca vendime të mbrapshta anti-kombëtare? Te ik unë që të vije Batoni President? Ta harrojnë. Kam 3 vite që i paralajmëroj: Gjykata Kushtetuese është vija e kuqe. Këta popullin nuk e futin dot në xhep siç kanë bërë me institucionet e tjera. Durim deri ne 2 mars.

Në emisionin "Opinion" Meta tha se nëse nuk funksionon SPAK do shkoje në revolucion kjo punë.

/Ora News.tv/