A do të çelim negociatat? Kurz: Disa vende të BE e kanë të vështirë të thonë PO

A do të çelim negociatat? Kurz: Disa vende të BE e kanë

Kancelari i Austrisë,Sebastian Kurz, në një konferencë bashkë me kryeministrin Edi Rama shprehu mbështetjen e vendit të tij për vazhdimin e procesit integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

 Pavarësisht mbështetjes së Austrisë, Kurz tha se ka ende disa vende që nuk kanë vendosur ende, dhe se për këtë nuk është ende e sigurt hapja e negociatave të Shqipërisë

Gazetarja: A do të mundet Shqipëria të çele negociatat gjatë presidencës austriake të BE-së që nis në korrik?

Kurz: "Do ta shohim këtë gjë. Nuk mund tju jap një përgjigje, apo siguri të qartë e të saktë. Ka disa vende anëtare të BE-së, që për shkak të problemeve të tyre të brendshme, e kanë të vështirë të thonë Po. Megjithatë ka një dëshirë të fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka bërë shumë dhe negociatat e pranimit janë drejt një rruge të mirë,  por nuk mund tju them akoma se kur, por mund tju them se Shqipëria është drejt një rrugë të mirë dhe KE e ka thënë dhe ia vlen."

Shqetësimi i Austrisë është emigracioni i paligjshëm, temë që iu kushtua dhe pjesa më e madhe e takimit mes Kurz dhe Ramës. Kurz vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë për të luftuar këtë fenomen si dhe ofroi ndihmën e tij në mjete dhe logjistikë

Për të kuptuar shqetësimin e këtij fenomeni, kryeministri Edi Rama e zbërtheu në shifra konkrete ku në krahasimin midis vitit të shkuar dhe këtij viti, në të njëjtën periudhë, emigrantët e parregullt janë shtuar me më shumë se 2000 vetë

Rama tha se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave dhe falenderoi homologun e tij Kurz për mbështetjen e Austrisë në procesin integrues të vendit.

Lexo dhe: Shqipëria gati të ndalë skenat e 2015 të emigrantëve në BE por kërkon ndihmë



EMISIONET