Marrëveshja e 5 qershorit mes PD dhe PS dhe ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve ka zbutur edhe qëndrimin e Presidentit Ilir Meta përsa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit të shkuar.

I pyetur nga RTV ORA nëse do të çonte në zgjedhje 4 bashki të cilët kanë mbetur pa drejtues, Ilir Meta tregoi kushtin me të cilin mund të merrte vendimin për të drekretuar këto zgjedhje.

Meta: Në rast se të gjitha palët do të arrinin në një marrëveshje dhe kjo do të mbështetej dhe nga komuniteti ndërkombëtar, nuk do të përpiqesha të bëhesha bllokues.

Ndërsa përsa i përket mbajtjes së zgjedhjeve vendore në të njëjtën ditë me parlamentaret, Presidenti vë para Kushtetutën.

Meta: Presidentët veprojnë gjithmonë në raport me Kushtetutën, jo si ai do të dëshironte. Edhe zgjedhjet e përgjithshme edhe vendore duhet të ishin mbyllur dje.

Kërkesa e opozitës parlamentare për lista të hapura, Ilir Metës i kujton grevën e tij të urisë në 2008, por në këto momente sipas tij më e rëndësishmja është legjitimiteti i institucioneve.

Meta: Të mos kemi më, Këshilla Politik, si këshilla popullor në parlament. Dialogu bëhet në Parlament.

Beteja e Presidentit me kreun e KED, një ditë më parë përfundoj me një fitore e kreut të shtetit, pasi  KLGJ  e shkarkoj Dvoranin nga Gjykata e Lartë.

Meta: Në vlerësimin tim është i vonuar por pozitiv.

Kjo e premte, Ilir Metës i koinçidoj me ditëlindjen e PS dhe të kreut ë PD Lulzim Bashës. Kreu i shteti uroj socialistët e vjetër ndërsa ndërsa për Ramën dhe Bashën kishte edhe nga një këshillë.

Meta: Kam nisur një urim edhe një shishe verë që të dy palët të reflektojnë dhe të na japin marrëveshje të tjera që i shërbejnë plotësimit të 15 kushteve.


/Ora News.tv/