Presidenti Ilir Meta do të marrë të gjithë kohën e nevojshme për të analizuar në detaje paketën "Antishpifje" të miratuar në Kuvend përpara se të shprehet me dekret për ligjin.

"Do të shoh të zbardhur të gjithë paketën "Antishpifje". Do ti shohim të gjitha aktet që janë miratuar në Kuvend" tha Meta.

Më herët edhe zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka deklaruar se Meta do të shprehet në kohën e duhur.

"Presidenti i Republikës Ilir Meta do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit. Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor, dhe do i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar".

Ndërkohë Rama ka paralajmëruar se Meta do ta kthejë këtë ligj para Vitit të Ri dhe se ai do të hyjë në fuqi vetëm në 2020.

/Ora News.tv/