A po merr në konsideratë presidenti mundësinë e shpërbërjes së parlamentit?

 Në konferencën për median të organizuar mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta deklaron se do të bëjë çdo veprim me përgjegjësi në mbrojtje të Republikës.

Ilir Meta: "Presidenti i Republikës do të bëjë çdo veprim me shumë qetësi dhe përgjegjshmëri dhe do i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së Republikës dhe interesave të saj shpresoj ta bëjnë të gjithë institucionet dhe qytetarët së bashku."

Po a ka menduar të kërkojë një tryezë të partive politike?

Ilir Meta: "Kjo iniciativë nis kur maxhoranca tërhiqet nga kjo veprimtari e paligjshme. Atëherë hapet rruga për dialog."

Duke e quajtur organizatë socialiste presidenti Ilir Meta tha se nuk mund të hynte në debat me KQZ dhe nënvizoi edhe një herë se pa zgjedhje gjithëpërfshirëse por edhe me standarde më të mira se të mëparshmet nuk ka çelje negociatash me BE.

Ilir Meta: "Jo rastësisht përdora termin organizatë socialiste, presidenti nuk mund të hyjë në debate me një organizatë socaliste, demokrate apo republikane, apo ku di unë. Derisa vepron si organizatë socialiste të vazhdojë. Në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion që vendos për datën e zgjedhjeve, ky është presidenti i Republikës, as kuvendi dhe as një institucion tjetër. Presidenti është i duruar të reflektojë dhe kuptojë që pluralizmi politik në Shqipëri ka tre dekada që ka ardhur dhe njëkohësisht të kuptojnë edhe një gjë që nuk ua thonë ambasadorët, ose nuk i lënë tua thonë ambasadorët, por jua kam thënë unë.Ua kam thënë dhe ambasadorëve por dhe palëve. Pa zgjedhje, jo vetëm pa zgjedhje gjithëpërfshirëse por edhe me standarde më të mira se ato të mëparshmet nuk ka çelje në negociata. Për këtë më besoni mua. Unë jam esëll gjatë gjithë ditës jo më tani në mëngjes."  

Lexo me shume:

 A do shpërndajë parlamentin? Ja përgjigjja e presidentit Ilir Meta

Dorëheqje? Ilir Meta i prerë: Shqipëria s'do të kthehet në tirani personale të askujt dhe as në koloni

Meta: Ndalova zgjedhjet moniste, por nuk ndërhyj për të penguar zgjedhjet partiake

Meta: Zgjedhjet më 30 qershor, imagjinare. Kolegji justifikoi organizatën socialiste të KQZ



/Ora News.tv/