Lëvizja patriotike "Djemtë e Labërisë" kanë tentuar te mbajnë një tubim sot përpara konsullatës greke në Gjirokastër për të kërkuar largimin e Konsullit të Greqisë.

Nëntë prej tyre janë shoqëruar në komisariat ndërsa pjesa tjetër ndodhen përpara konsullatës ku po tentojnë të mblidhen, por nuk lejohen nga policia vendore për shkak të urdhrit të lëshuar nga kryeministri për ndalimin e tubimeve.

"Ne nuk jemi këtu për të denoncuar Greqinë, por konsullin grek në Gjirokastër. Shqiptarët dhe grekët janë një popull."

Pak ditë më pare forumi "Djemtë e Labërisë" dogjën flamurin grek në varrezat e Këlcyrës ku prehen eshtrat e ushtarëve grek.

Por sot ata u shprehën: "Jemi kundër djegies së flamujve edhe për Shqipërinë , edhe për Greqinë. Flamuri i Greqisë duhet nderuar se për kanë derdhur gjak arvanitasit. Na lidhin shumë gjëra para se të na ndajnë këto grupe armiqësore, qarqe të huaja që duan vëllavrasje. Rroftë populli vëlla grek dhe populli shqiptar, rroftë Çamëria, Kosova, Shkupi, rroftë bashkimi i kombit shqiptar".

Ndërkohë një ditë më parë, një minoritar grek dogji flamurin shqiptar në mes të qytetit të Sarandës.

/Ora News.tv/