Deputetët firmosin lënien e mandateve, Basha: Iu bindëm urdhrit të sovranit

Qindra mbështetës ishin grumbulluar para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, ku pas 30 minutash takim u vendos lënia e mandateve të deputetëve. 

Fill pas mbledhjes kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi për mediat, se opozita vendosi t'i bindet urdhrit të sovranit. Pas vendimit, secili deputet ka firmosur deklaratën e lënies së mandateve.

Basha: Kam nderin dhe privilegjin, tju bëj të ditur vendimin unanim të Këshillit Kombëtar të PDSH, për djegien e mandateve parlamentare, me efekt të menjëhershëm.

Në këtë 20 shkurt të 2019, 28 vite pas rrëzimit të diktaturës më të egër, shqiptarët do të kenë në krahun e tyre PD. Njerëzit tanë do të jenë krah të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë për të vendosur që kurrë më në Shqipëri mos të vendoset një regjim tjetër diktatorial. Kurrë më kushtetuta dhe ligjet mos të shkelen dhe dhunohen sic kanë ndodhur në këto 5 vite.

Ne hedhim këtë hap pasi kemi shteruar çdo mundësi për ti kthyer legjitimitetin institucioneve të mbëtura, pas urdhrit të sovranit i cili ushtoi në protestën më të madhe, në atë të të shtunës ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Zgjedhim me përgjegjësi të plotë ti bindemi sovranit.

Përmes këtij vendimi, të vështirë dhe të paprecedent ne synojmë të çojmë deri në fund betejën tonë për vlerat evropiane. Ne do ta hapim derën që na çon drejt Evropës

Ajo derë do të hapet vetëm kur vendi të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne do ta hapim atë derë kur ndarja e pushteteve të garantojë një qeveri të përgjegjshme.

Basha tha se vendimi për djegien e mandateve është vetëm fillimi i një beteje të gjatë që opozita do ta fitojë për të ardhmen e vendit.

Basha: Unë e di se këtë betejë të madhe ne të gjithë sëbashku do ta fitojmë për Shqipërinë, për demokracinë, për Evropën, për Amerikën, do ta fitojmë për të sotmen, për të nesërmen, për të ardhmen e këtij vendit.

Edhe pse deputetët e majtë nuk do të jenë në seancë opozita ka vendosur të zhvillojë protestën para parlamentit. Në skenarin e përgatitur nuk parashikohen ndryshme nga tubimi i 16 shkurtit. Nuk pritet të ketë fjalime të politikanëve, por vetëm të qytetarëve.

Megjithatë 18 degëve, nga të cilat 14 janë të Tiranës u është kërkuar të krijojnë grupe të posaçme me 150 persona.

Secili prej tyre do të qëndrojë në pritje të udhëzimeve të grupit organizator 2 orë para ose 2 orë pas protestës.

Paralelisht me protestën në Kuvend do të dorëzohen deklaratat individuale për lënien e mandateve të deputetëve, si dhe për mos pranimin e mandateve prej kandidatëve që janë në radhë në listë.


EMISIONET