Djegia e Kuvendit, Meta: Historia duhet të mësohet mirë që të mos përsëritet!

Djegia e Kuvendit, Meta: Historia duhet të mësohet mirë që

"Historia duhet të mësohet mirë që të mos përsëritet!" Kështu shkruan kreu i shtetit Ilir Meta si koment ndaj shkrimit të gazetarit Roland Qafoku për djegien e Rajhshtag-ut dhe simbolikën me parlamentin shqiptar.

"Më 23 mars 1933 Adolf Hitleri ishte Zoti i Gjermanisë.
Përse  presidenti Meta përdori fjalët “Presidenti nuk mund të pranonte,  lejonte, apo të mos shmangte një Rajhshtag të ri në Shqipëri,”? A e  kishte fjalën për këtë histori që treguam?  Prej disa muajsh, që kur  nisi përplasja e Metës me kryeministrin Edi Rama, simbolika ka qenë një  formë e shpeshtë e përdour prej kreut të shtetit. Herë me alpinizëm,  herë me not, herë udhëtime në Bjeshkë e herë duke luajtur me kafshë  shtëpiake, presidenti duket se i ka dërguar mesazhe të koduara  kryeministrit. Për “Rajhshtagun” ende nuk jemi plotësisht të sigurtë  nëse është vijim i këtyre mesazheve. Ndoshta një ditë Meta do ta rrëfejë  vetë nëse kur përmendi djegien e Rajshtagut nga Hitleri 86 vjet më  parë, nënkuptonte ose jo Edi Ramën në Shqipëri dhe djegien e  parlamentit. Të presim"
, shkruan mes të tjerave, gazetari Roland Qafoku.

EMISIONET