Djali vrau 21 vjeçaren, prindërit i kërkojnë falje familjes së vajzës

Djali vrau 21 vjeçaren, prindërit  i kërkojnë falje

Familja greke, djali i së cilës është akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e Eleni Topaloudi, në ishullin e Rodosit u kërkuan falje për herë të parë, prindërve të viktimës.  

"Familja e Rodit ndihet e detyruar të shprehë edhe njëherë dhimbjen e saj për incidentin tragjik dhe t'i kërkojë publikisht falje familjes së viktimës," tha avokati i familjes.

Por pavarësisht kësaj familja e Helen Topaloudi kërkon që autorët të ndëshkohen rëndë.

Ministri i Drejtësisë së Greqisë njoftoi të hënën se kodi penal për përdhunim, nga dy dhe më shumë njerëz është duke u ndryshuar. Ata tani do të dënohen me burg të përjetshëm.

Deri më tani të pandehurit po i hedhin njëri-tjetrin akuzat. Autoritetet janë duke pritur të marrin mesazhet e fundit të studentit përmes adresës së tij në Facebook për të analizuar enigmën nëse ajo e dinte që Rodoja do të takohej me të, apo jo.

Koha e dhënies së masës së dënimit

Koha e gjykimit shqiptarin, Aleksandër Luca dhe grekun Roditit, të dy të akuzuar për vrasjen po afron. Më 13 janar, ata do të përballen me gjykatësit për masën e sigurisë.  

"Vendimi i Gjykatës së Lartë në Athinë po shkon në drejtimin e duhur dhe siguron kushtet për një gjykim të drejtë dhe objektiv," thotë Theodoros Mandas, avokati i të pandehurit grek.

Prokurori i Apelit Dodekane citon incidentet që ndodhën gjatë marrjes në pyetje kur civilë të zemëruar u sulmuan me gurë në Roditi.

Vendimi i Gjykatës së Lartë përcakton që seanca në Gjykatën e Apelit do të zhvillohet gjithashtu në Athinë.

EMISIONET