Djali i Tunës dhe Patrisit bëhet 2 vjeç, Robert Berisha e uron nipin por nuk shkon në festë

Tiani ka festuar dje 2 vjetorin e lindjes në një fermë shumë të bukur, të organizuar nga prindërit. Tuna dhe Patris Berisha menduan që këtë vit të festonin në ambient të hapur, prandaj organizuan një fermë të bukur.

Njësoj si vitin e kaluar, Robert Berisha dhe Nora Istrefi nuk morën pjesë në festë për shkak të problemeve me Tunën. Megjithatë, xhaxhai i Tianit e uroi me një fotografi në Instastory ku vogëlushi pozonte pranë Patrisit dhe Renesë, vajzës së Robertit.

Në këtë festë, Tuna u shfaq tepër elegante dhe sportive pasi kishte zgjedhur një kostum të kuq dhe me atlete të bardha. Ndërkohë, yllin e festës, Tianin e vogël e kishin veshur si një fermer.

EMISIONET