DJ i njohur Vin Veli tregon sa para fiton në vit nga profesioni i tij

DJ i njohur Vin Veli tregon sa para fiton në vit nga profesioni i tij

DJ Vin Veli është një nga DJ më të famshëm dhe të pëlqyer në Shqipëri. Ai ka një ekspertiencë dhe karrierë të gjatë si DJ.

I ftuar së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora. Ai ka folur për fitimet që nxjerr si DJ dhe se ketë punë e bën më shumë për pansion sesa për lekë.

Ester Bylyku: Sa fiton një Dj i njohur që ka shumë eksperiencë në Shqipëri?

Vin Veli: Të them të drejtën nuk është se e kam bërë llogari. Janë bërë 20 vite që nga dita e parë e deri më tani nuk e kam llogaritur kurrë se sa  mund të ketë qenë në vit. Rëndësi ka që kam jetuar mirë, kam bërë gjërat që kam dashur, sigurisht që kam pasur edhe momente të vështira financiare, por ka qenë pasioni i pari dhe nuk e kam menduar shumë pjesën e lekëve. Nëse do mendoja punë e lekëve do të kisha bërë një muzikë që do ishte më shumë komerciale, më e thjeshtë për t’u kuptuar, ndoshta mund të më sillte më shumë fitime, por nuk është ajo që unë  ndjej. 

EMISIONET