Bisedimet mes Romës dhe Interit për shkëmbimin mes Edin Dzekos dhe Icardit janë drejt fundit. Boshnjaku i cili ka qenë gati për ca kohë të përqafojë Antonio Conten mund ta shohë të ardhmen të marrë formë në ditët e ardhshme.

Sipas asaj që raporton ‘La Gazzetta dello Sport’ klubi kryeqytetas ka vendosur afatin e fundit për transferimin e Dzekos datën 15, dhe pas asaj date ai nuk do të jetë më në dispozicion për të lëvizur. 

Giuseppe Marotta administratori sportiv i zikaltërve ka gati ofertën prej 18 milion eurosh për Dzekon.

Por Roma është në një tjetër mendim pasi ata kërkojnë me ngulm sulmuesin Icardi. Mes argjentinasit dhe Interit janë zbehur shumë marrëdhëniet. Së fundmi atij i është hequr dhe numri 9 nga fanella duke e marrë Romelu Lukaku.

Kryeqytetasit kanë një ofertë prej 45 milionë eurosh + kartonin e Edin Dzekos. Mbeten ende për të biseduar pagat e lojtarëve që do të marrin në skuadrat respektive.

Por koha për t’i dhënë fund kësaj telenovele është data 15 gusht ndaj dhe të dyja klubet duhet të përshpejtojnë ta mbyllin këtë transfertë.

/Ora News.tv/