Gazetari Drilon Xhepollari ishte i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA, ku foli për 2 çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, Kukësi, Teuta, Tirana dhe Bylisi.  Sipas tij, dy të parat janë më të favorizuar për trofeun, por edhe brergdetarët nuk mbeten pas.

Në ndeshjet e fundit, skuadrat kanë patur shumë pakënaqësi nga gjykimi dhe për Xhepollarin, FShF duhet të marrë masa sepse po dëmtojnë garën dhe po ndikoj në rezultatin final të ndeshjes me vendimet e tyre të diskutueshme.

Sa i përket javës së 31-të të Superiores, që do të zhvillohet në fundjavë Xhepollari u shpreh se dy ndeshjet më interesante për t’u ndjekur janë Partizani-Laçi dhe Skënderbeu-Tirana.

Sipas tij Tirana e ka fituar titullin kampion, dhe për këtë të gjitha meritat i shkojnë trajnerit Emmanuel Egb që ka vendosur disiplinë në skuadër dhe ka rikthyer besimin.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek Premier League me Liverpool që fitoi titullin kampion 7 javë përpara fundit të sezonit pas 30 vitesh.

/Ora News.tv/