Dita Ndërkombëtare e Infermierëve festohet çdo vit në 12 maj në përvjetorin e lindjes së Florence Nightingale,  një nga infermieret më të famshme të historisë, e cila vlerësohet gjerësisht si themeluese e infermierisë moderne.

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve është festuar nga Këshilli Ndërkombëtar i infermierëve që nga viti 1965 për të nënvizuar kontributin e tyre në shoqëri. Këtë vit, ndërsa planeti lufton me pandeminë e koronavirusit, miliona infermierë kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe janë falenderuar nga e gjithë bota për punën e palodhshme që po bëjnë.

"Dita Ndërkombëtare e Infermierisë është veçanërisht e veçantë këtë vit jo vetëm sepse është 200-vjetori i lindjes së Florence Nightingale, por për shkak të punës së jashtëzakonshme të të gjithë infermierëve që po bëjnë në luftën kundër koronavirusit.

Ndërsa bota po feston Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, hidhini një sy infermierëve shqiptarë që kanë dhënë kontributin e tyre në kujdesin shëndetësor dhe në mirëqënien e çdo pacienti gjatë pandemisë së koronavirusit.


/Ora News.tv/