88 vjetori i ditës kombëtare të Arabisë Saudite u festua edhe në Tiranë. Ambasada e Arabisë Saudite në vendin tonë organizoi një pritje festive ku morën pjesë personalitete të larta të politikës, ambasadorë, përfaqësues të jetës ekonomike dhe medias.

Në fjalën e rastit, ambasadori Abdulmomen M Sharaf, u ndal te marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, nënvizoi nënvizoi angazhimin e Arabisë Saudite për ndjekjen e një agjendë ambicioze për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimin në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellët, kryesisht ne infrastrukture.

M Sharaf: "Këtë vit, festimi i Ditës Kombëtare vjen në kontekstin e transformimit strategjik,afatgjatë dhe te shumëfishtë neper te cilin po kalon Mbretëria aktualisht, dimensionet e të cilit janë formuluar dhe përcaktuar ne kuadër të një vizioni ambicioz te quajtur “Vizion 2030”, i cili synon të aktivizoje pikat e forta dhe potencialet e mëdha qe posedon shoqëria saudite, çka do ta poziciononte Mbretërinë në radhët e vendeve të zhvilluara, duke i mundësuar luajtjen e rolit udhëheqës dhe konstruktiv në arenën ndërkombëtare, mbështetur në një bazë të fortë ekonomike, një mjedis efikas investimi si dhe shumëllojshmëri te gjere të burimeve të të ardhurave dhe te pasurisë".

Mbretëria e Arabisë Saudite, përkujton çdo vit me 23 shtator si ditën kur u shpall themelimit të shtetit, në vitin 1932 në territoret që njihet dhe sot.

/Ora News.tv/