Duket se pandemia për Partizanin ka qenë një indikator i keq pasi rikthimi në fushën e blertë ka qenë i dobët.

Në dy takimet e para ajo ka humbur me Skënderbeun dhe Kukësin e tashmë ndodhet pranë zonës së rrezikut. Por rezultate të tilla janë regjistruar edhe përpara se të ndërpritej sezoni për shkak të pandemisë.

Për gazetarin e RTV Ora, Altin Sulçe, kjo situatë e krijuar i adresohet trajnerit Sormani për të cilin ka dhe kritika.

I ftuar në Ora Sport ai kërkon të dijë se pse nuk është shkarkuar nga stoli i ekipit, apo skuadra pret hapjen e linjave ajrore me Italinë për ta çuar.

Sulçe: Ishte një festim tipik me vetëm një prononcim të Presidentit Duka. Futbolli ka nisur. U shokuam sërish këtë javë. Për mua kryelajmi është disheza e Partizanit. 5 ndeshje e 5 humbje. Ramë nga shiu dhe ram në Breshër. Nga Lerda tek Sormani. Nuk e dimë se çfarë po bëhet tek Partizani. Po presin hapjen e linjave ajrore me Italinë që ta çojnë? Duhet të koordinojnë biletat me diçka të tillë. Ai njeri nuk ka më asnjë lloj motivimi për të drejtuar një klub futbolli. Ka trajner me vlera. Ta kishte bërë një shqiptar atë që bëri Sormani, do ta kishin fluturuar. Kjo thjesht se është italian, por mos arrijmë deri këtu. Mos e shpërfytyro një klub futbolli.

/Ora News.tv/