Disfata ndaj Kukësit, Mërgjyshi: Mungesat na penalizuan, nuk patëm besim për të ndryshuar situatën

Disfata ndaj Kukësit, Mërgjyshi: Mungesat na penalizuan, nuk

Pas humbjes me Kukësin, trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi u shpreh:

"Ishte një ndeshje e vështirë. Ne e dinim vështirësinë e kësaj përballje, ashtu siç edhe në ndeshjet e tjera. Nuk jemi në një moment të mirë psikologjik, pavarësisht se u munduam të bëjmë diçka në pjesën e parë. Ishim më superiorë, mbajtëm topin, ishim më agresiv, por nuk shfrytëzuam pasin e fundit. Në pjesën e dytë, nuk patëm freski dhe kthjelltësi. Skuadra ishte në ngërç. Kukësi ishte më efikas. Për ne është shumë të kemi dy mungesa të rëndësishme në formacion. Pas golit, nuk patëm besim dhe energji për të ndryshuar situatën.

"Shpresojmë që javën e ardhshme të kemi edhe dy lojtarë që na mungonin sot, Xhixha e Eler që janë lojtarë shumë të rëndësishëm. Duhet të rikthejmë situatën në favorin tonë, duke pasur besim dhe duke u nisur nga ajo pjesë e parë dhe përpos lojës të marrim edhe rezultatet."-tha Mërgjyshi. 




EMISIONET