Tre humbje radhazi janë shumë për një skuadër si Skënderbeu, që luan nën petkun e kampionëve në fuqi. Pas humbjes me Teutën dhe Kukësin, "Ujqërit e Dëborës" u mposhtën nga Luftëtari, një disfatë që nuk është kapërdirë mirë nga tekniku i tyre, Orges Shehi.

"Isha nervoz sepse që para ndeshjes e pashë dhe mendoj se Skënderbeu meriton më shumë respekt në përzgjedhjen e gjyqtarëve. Jo gjithmonë duhet të vijnë gjyqtarë të rinj, pasi Korça nuk është autoshkollë. Isha i nervozuar që në momentin që Bregu merr një karton të verdhë, karton kur ai ndodhet 40 metra larg portës, një faull ku Dejvi del i gjakosur nga fusha."-tha Shehi. 


/Ora News.tv/