Disfata me Laçin, Shkëmbi: Marr përgjegjësitë, reagojmë ndryshe në ndeshjen e ardhshme

Disfata me Laçin, Shkëmbi: Marr përgjegjësitë,

Teuta pësoi një humbje shokuese në transfertën e Kurbinit, duke iu dorëzuar pa kushte, 3-0 ndaj Laçit.

Durrsakët kryesonin kampionatin para këtij dueli, por tashmë llogaritë prishen dhe kryesimin e merr Bylis, duke spostuar në vendin e dytë Teutën.

Pas disfatës me bardhezinjtë, trajneri, Bledi Shkëmbi mori përgjegjësitë, ndërsa u shpreh se duhet të përgatiten më mirë për ndeshjet e ardhshme.

"Kundërshtari luftoi më shumë. E kishte përgatitur ndeshjen më mirë. Pavarësisht kësaj, kam besim te ekipi. Lojtarët bënë gabime individuale, por përgjegjësia është e imja dhe stafit. Duhet ta përgatisnim më mirë ndeshjen, edhe psikologjikisht."

"E vërtetë, ai bëri diferencën. Kishim punuar për ta ndalur atë, por për gabimet tona, edhe meritë të tij, nuk arritëm. Fati i mirë është që kampionati nuk mbaron këtu. Pas 4 ditësh kemi ndeshje tjetër, që do e përgatisim më mirë në mënyrën psikologjike. Bëmë një paraqitje të shëmtuar. Mora përgjegjësitë, pasi nuk bëmë mirë nga ana psikologjike për të përgatitur ndeshjen në fushën e Laçit."

"E drejtë, në situata të vështira, janë liderët që e ndihmojnë skuadrën. I kemi këta lojtarë, dhe shpresoj që është vetëm një ditë e keqe. Ne jemi me këmbë në tokë të gjithë, stafi dhe lojtarët. Ndoshta ndryshe nga të tjerë, e di që në futboll bëhen gabime. Reagimi është ai që bën ndryshimin. Sot nuk arritëm të reagojmë, kjo më shqetëson. Nuk shqetësohem për pjesën tjetër, sepse e di që nga ndeshje tjetër do reagojmë ndryshe," deklaroi Shkëmbi. 

EMISIONET