Disa shqiptarë pjesë e një grupi që trafikuan 800 kg kokainë në Gjermani

Autoritetet gjermane po hetojnë një grup shqiptarësh si pjesë e një trafiku të madh kokaine nga Amerika e Jugut në Gjermani.

Në kuadër të këtij hetimi policia ka kontrolluar këtë fillim jave një hotel në Neunkirchen.

Operacioni është koduar "Paraguaj" dhe po udhëhiqet nga skuadrat e hetimit në Bavari.

Në dhjetorin e kaluar u sekuestruan 250 kg kokainë me vlerë 50 milionë euro u kapën në një fabrikë të bananeve në Neunkirchen.

Kokaina ishte e fshehur mes  baneneve.

Hetimet zbuluan se disa javë para një tjetër ngarkesë këtë herë me 310 kg kokainë ishte transportuar në të njëjtën kompani në Neunkirchen.

Gruoi ishte në dijeni të ngarkesës që kishte mbërritur në kompani dhe vodhën kokainë. Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar 800 kg kokainë.

Grupi i përbërë nga 8 anëtarë u arrestuan teksa po përpiqeshin të dërgonin ngarkesa të mëdha droge nga Hamburger drejt Holandës.

Nuk bëhen të ditur emrat e grupit por mësohet se në hotelin Neunkircher ata kanë sekuestruar dokumente dhe pajisje të tjera si prova materiale të këtij trafiku.

EMISIONET