Diplomohet Gianluigi Donnarumma

Diplomohet Gianluigi Donnarumma

Një talent në fushën e blertë por dhe jashtë saj. Bëhet fjalë për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, që ka shtuar në "CV" e tij dhe diplomën e shkollës së mesme. Në fakt, për të kurorëzuar këtë arritje, Donnarumma i shtyu provimet për shkak të pjesëmarrjes së tij në kampionatin europian me kombëtares e 21 vjeçarëve të Italisë.

19-vjeçari ka qenë një element i rëndësishëm në "San Siro" që nga mosha 16 vjeçare dhe e ka gjetur të vështirë për të balancuar hesapet mes karrierë të suksesshme dhe rezultate në bankat e shkollës.

Ndërsa Italia nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2018, ai ishte në gjendje t'i përkushtohej provimeve të shkollës së mesme këtë verë.

Sipas mediave italiane, Gigio arriti një rezultat disi të kënaqshëm, duke marrë 70 pikë nga 100 të mundshme.

EMISIONET