Digjen dy makina gjatë natës në Elbasan, një prej tyre në pronësi të kryeinspektorit të ISHSH-së

Digjen dy makina gjatë natës në Elbasan, një prej tyre

Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. 

Automjetet e djegura janë tip “Peugeoit” dhe ''Audi''.

''Gjatë natës në lagjen  "Vullnetari" dhe "Beqir Dardha", Elbasan,  në rrethane ende të paqarta ka rënë zjarr në mjetet tip "Peugeot" në pronësi të shtetases K.P., dhe "Audi" në pronësi të një subjekti farmaci dhe si pasojë mjetet janë djegur plotësisht'', thuhet në njoftimin e policisë.

Automjeti tip ''Audi'' mësohet të jetë në pronësi të kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Elbasan, Bledi Musaj, i ciki ka edhe një farmaci.

Ndërkohë pranorja e automjetit tip Peugeot është shtetasja Katerina Panxha.

Grupi hetimor  për të dyja ngjarjet  vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

EMISIONET