Diego Simeone do ta drejtoj një ditë skuadrën italiane të Interit. Është vetë tekniku argjentinas i Atletico Madrid që në një intervistë për "El Partidazo" e ka pohuar se në të ardhmen shpreson të ulet në pankinën e zikaltërve.

"Është e qartë se gazetarët italianë do të kërkojnë këtë pyetje klasike. Gjithmonë kam thënë që një ditë do të trajnoj Interin. E konsideroj si një opsion. Por ata kanë një trajner që po bën shumë mirë, dhe unë kam një periudhë të jashtëzakonshme te Atletico. Do të ndodhë kur të ndodhë. Viti 2020 kur është dhe fundi i kontratës sime me Atletico është ende larg, dhe gjatë këtyre dy viteve shpresoj të vendos diçka."-deklaroi Simeone.

"El Cholo" ka një të kaluar si futbollist me fanellën zikaltër, ku arriti të shënojë 11 herë në 57 takime.

/Ora News.tv/