Dibër, dy motra rrahin dhe kanosin me armë nusen e vëllait

Dibër, dy motra rrahin dhe kanosin me armë nusen e vëllait

Dy motra janë vënë nën akuzë, pas dhunës dhe kanosjes me armë ndaj nuses së vëllait të tyre.

Shpresa Derti 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe, u arrestua nga policia gjatë kësaj të hëne.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë 31-vjeçarja Z.M., banuese në Kukës, motra e të arrestuarës.

45-vjeçarja u vu në pranga pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj A.Derti 28 vjeçe, banuese në Dibër.

Në konflikt është përfshirë edhe kunata tjetër e të dëmtuarës, Z.M., e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishekë nusen e vëllait.

Policia e Dibrës thotë se arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Po ashtu rezulton se arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave. Ndaj të akuzuarave hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për ndjekje të mëtejshme.

(Në foto, arma e sekuestruar)

EMISIONET