Dialogu Prishtinë-Beograd, Thaçi: E shkruar në kushtetutë se kush e udhëheq

Dialogu Prishtinë-Beograd, Thaçi: E shkruar në kushtetutë

Të hënën, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak, mbërrin në Prishtinë. Ndërsa Prishtina bëhet gati për të rinisur dialogun me Serbinë, Beogradi nuk ndal fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës. 

Rifillimi i dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit ka sjellë edhe përplasjet e para sa i përket përfaqësimit që do të ketë Kosovë përball Serbisë. Këtë të mërkurë, presidenti Thaçi u shpreh se gjithçka është e përcaktuar në Kushtetutë që presidenti i vendit e përfaqëson vendin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Presidenti Hashim Thaçi foli edhe për vizitën e paralajmëruar të përfaqësuesit të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak .

Ndërkaq, Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së vetëvendosjes, të enjten në Prishtinë.

Teksa Kosova pret të fillojë negociatat me Serbinë dhe kryeministri Hoti, ky i fundit ka paralajmëruar themelimin e një forumi me liderët politikë, të të gjitha partive politike dhe një Këshill ekspertësh, ku do të ketë gjithëpërfshirje, në Serbi vijon fushata kundër pavarësisë së Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç e ka falënderuar Kirgizinë për mosnjohjen e Kosovës, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij kirgiz, Chingiz Aidarbekov.

Zyra për shtyp e ministrisë së Jashtme serbe njofton se ministri Daçiç gjatë telefonatës me homologun e tij Kirgiz e ka falenderuar për “qëndrimin parimor të Kirgizisë për mosnjohjen e Kosovës”.

EMISIONET