Dialog pa parakushte më Ramën? Ja si përgjigjet Basha

Dialog pa parakushte më Ramën? Ja si përgjigjet Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët pas vendimit për mos’hapjen e negociatave  i qëndroi besnik deklaratave të mëparshme nëse do të pranonte një dialog me Edi Ramën.

Gazetarja: Jeni ju i hapur për një platformë bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama, nëse do ju vijë një propozim nga mazhoranca për një dialog pa parakushte, sikundër deklaroi në Tiranë edhe kryeministri italian, me të cilin ju zhvilluat një takim. 

Lulzim Basha: Mendoj se kësaj pyetje i kemi dhënë përgjigje më shumë se para një viti. Me dokumentin gjerman të Bundestagut unë mendoj se është fare e qartë se cila është përgjegjësia e çdokujt. Ne si opozitë e përqafojmë këtë dokument, e vlerësojmë dhe e kreditojmë atë si planin e rrugës së daljes nga kriza. Pa lojëra, pa hilera, pa mashtrime dhe pa propagandë. Reformë zgjedhore të vërtetë që hap rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, jo për trukun e radhës, as për rotacionin e radhës që prapë pashallarët të ngelen në paradhomë 6 oligarkë dhe 6 kriminelë, e disa pronarë medias. Por për një demokraci të vërtetë, ku çdo institucion të burojë nga qytetarët dhe ti përkasë qytetarëve. Vetëm kështu Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Vetëm kështu do të krijojmë mundësinë që çdokush të jetojë këtu sipas talentit të vet, kreativitetit të vet, aftësive të veta dhe jo të shkojë dhe të bëjë të njëjtën gjë në një vend të huaj.

EMISIONET