Di Maria nuk mbanë sekrete, tregon lojtarin më të mirë në botë

Di Maria nuk mbanë sekrete, tregon lojtarin më të mirë

Angel Di Maria është pa diskutim një nga mesfushorët me tipare sulmuese nga më të mirët në botë. 

Argjentinasi ka pasur shansin të luaj me disa nga futbollistët më të mirë në botë në 2 dekadat e fundit. Di Maria ka luajtur me Cristinao Ronaldon, Lionel Messin, Wayne Rooney, Zlata Ibrahimovic por për 32-vjeçarin lojtari më i mirë në botë është Lionel Messi.

“Ishte një ëndërr për mua të luaja me Wayne Rooneyn, Zlatan Ibrahimovicin, Cristiano Ronaldon, Leo Messin…  Ata janë lojtarë të mrekullueshëm të cilët i zgjedh në PlayStation dhe kurrë s’do ta kisha paramenduar se do të luaja me ta. 

Unë i shikoja ndeshjet e tyre dhe fakti që e pata mundësinë të luaj me ta është kënaqësi për mua. Leo është më i miri nga të katërtit, Cristiano është bishë dhe Neymari është thjesht kënaqësi për futbollin. Ai është brazilian dhe kur luan, vetëm argëtohet”.

EMISIONET