Di Maio: Mbështetje Shqipërisë për pranimin në BE

Di Maio: Mbështetje Shqipërisë për pranimin në BE

Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio pak para nisjes drejt Shqipërisë kryediplomati italian ka deklaruar për mediat se "Jetojmë në ditë mjaft të rëndësishme përsa i takon zgjerimit të Bashkimit Europian me vende të rëndësishme si Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Sot do të jem në Shqipëria, tha ai -për të takuar skuadrat italiane të zjarrfikësve të cilët po ndihmojnë banorët e atyre zonave të goditura nga tërmeti, por dhe për të forcuar mbështetjen tonë ndaj Shqipërisë për pranimin e saj në BE. Pati një ndalesë të papranueshme në këtë drejtim nga ana e Këshillit të Evropës"

Të njëjtin mendim shprehu ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe gjatë një takimi ekskluziv që zhvilloi pak orë më parë në selinë e Ministrisë së Jashtëm me një grup gazetarësh e korrespondentësh të mediave e agjencive të huaja në Itali.

"Italia, tha ai në këtë takim, është për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet Ballkanit Perëndimor dhe e konsideron një gabim përgjigjen negative për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë e Bashkimin Europian. Po dialogojmë, tha ai me ministrat e jashtëm të vendeve europiane sepse mendojmë se procesi i zgjerimit të BE ndaj këtyre vendeve duhet të vazhdoj."

EMISIONET