Qytetarët dhe punonjësit e Bashkisë së Konispolit kanë dhuruar gjak, duke kontribuar në fushatën ndërgjegjësuese “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, të ndërmarrë nga Presidentit i Republikës

I pranishëm në Konispol, kreu i Shtetit e cilësoi këtë akt të banorëve të kësaj bashkie solidar dhe njerëzor, por mbi të gjitha Meta u shpreh se gjaku i qytetarëve të Konispolit është mjaft cilësor duke ju referuar edhe historisë.

Meta: Një bashki simbol i bashkëjetesës, harmonisë dhe solidaritetit të qytetarëve me njëri-tjetrin. Qyteti i Konispolit ka një komunitet jashtëzakonisht solidar e njerëzor, i gatshëm për të sakrifikuar edhe disa momente pushimi në emër të një kauze jashtëzakonisht humane. Mbi të gjitha duke dhuruar një ‘gjak shumë cilësor’ me vlera të veçanta, për shkak të klimës së kombinimit perfekt këtu, të jodit me oksigjenin.

Në fund të fjalës së tij Presidenti Meta ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Konispolin pasi shquhet për klime dhe produkte mjaft cilësore.

/Ora News.tv/