Busti i artistit të madh Françesk Radi, vendosur tek Kodra e Liqenit është dhunuar nga disa të rinj.

Kjo ka sjellë reagimin e këngëtarit Elton Deda, i cili teksa shpërndan videon i quan të rinjtë ndyrësira, të cilëve vetëm riedukimi ju bën derman.

Deda shkruan se të rinjtë si këta në video e bënë që ta marrë malli për kohën e qoftëlargut.

“Ndyresira! Duhet pashaportizim per Tirone! Vetem riedukimi ju ben derman. Ndyresira si ju na ben te na marre malli per kohen e qoftelargut!” shkruan Deda, në Facebook.


/Ora News.tv/