Dhjetori i zjarrtë politik në Serbi

Dhjetori i zjarrtë politik në Serbi

Kundër të ashtuquajturës dhunë politike në Serbi, qytetarët dalin sërish në protestë për të kundërshtuar qasjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç.

Por ky i fundit është shprehur i qetë për këto organizime, edhe nëse në shesh do të dilnin miliona qytetarë.

Qytetarët kanë nisur një valë protestash që prej 8-dhjetorit, ndërsa kanë marrë edhe mbështetjen e spektrit opozitar në Serbi.

Protestuesit kanë marshuar disa herë rrugëve të kryeqytetit me kërkesën "Stop këmishave të përgjakura".

Kjo lloj qasjeje e protestuesve lidhet me zhvillimet e fundit politike në Serbi, që kulmuan me me rrahjen brutale të politikanit opozitar, Borko Stefanoviç.

Aktorët e dhunës janë kapur, por ndërkohë janë liruar. Gjithnjë e më shumë serbë po mblidhen në frontin politik kundër dhunës dhe ofendimeve të opozitës nga ana e pushtetit, i cili po përpiqet të mbajë nën kontroll të plotë edhe mediat.

E gjitha kjo ka elektrizuar atmosferën në vend. Tashmë çdo të shtunë, në rrugët e Beogradit po mblidhen me mijëra njerëz.

Forcimi i protestave i ka befasuar përfaqësuesit e qeverisë, të cilët kontrollojnë dy të tretat e deputetëve në parlament, por edhe opozitën e dobët dhe të përçarë.

EMISIONET