Dhjetëra mumie macesh gjenden në varre 6,000 vjeçare në Egjipt

Dhjetëra mumie të maceve dhe një koleksion i rrallë i brumbujve janë gjetur së fundmi në 7 sarkofagë.

Koleksioni daton më shumë se 6 mijë vjet më parë, ndërsa është gjetur buzë një kompleksi piramidal në Saqqara, në jug të Kajros.

Ministri i Antikiteteve, Khaled el-Enany tha se zbulimi ishte bërë nga një mision arkeologjik egjiptian gjatë punës së gërmimit të nisur në prill.

Tre prej varreve ishin përdorur për macet, tha ai, ndërkohë që një nga katër sarkofagët e tjerë të zbuluar në këtë vend ishte i pahapur.

Varri daton nga Dinastia e Pestë e Mbretërisë së Vjetër dhe është i pazakontë sepse fasada dhe dera janë të paprekura, që do të thotë se përmbajtja e saj mund të jetë ende e paprekur, tha Mohamed Youssef, drejtor i zonës së Saqqarës. Ai tha se ekspertët kanë në plan të eksplorojnë javët e ardhshme.

Mostafa Waziri, kreu i Këshillit të Lartë të Antikiteteve të Egjiptit, tha se misioni kishte zbuluar edhe mumiet e para të brumbujve që gjendeshin në këtë zonë.

Dy mumie të tilla u gjetën brenda një sarkofagu gëlqeror drejtkëndor me një kapak të mbuluar me tre brumbuj të pikturuar në të zezë, tha ai.

Një tjetër koleksion i mumieve të shputave u gjet brenda një sarkofagu të vogël.

EMISIONET