Fitorja 3-0 ndaj Marseille duket se i ka kushtuar shtrejtë Paris Saint Germain.

Mediat franceze raportojnë se dy brazilianët e skuadrës franceze, Marquinho dhe Neymar, kanë ndjerë dhimbje në fundin e takimit, duke alarmuar kështu Unai Emery.

Sido që të jetë, në Francë janë optimist se dy lojtarët në fjalë do t’ia dalin të rikuperohen me kohë për sfidën me Realin.

Në anën tjetër, edhe Galaktikët mund të mos kenë të gatshëm Marcelo, Toni Kroos dhe Luka Modric për ndeshjen e 14 Marsit në “Parc des Princes”,  ku Reali shkon me avantazhin e dy golave, pas fitores 3-1 në “Santiago Bernabeu”.

/Ora News.tv/