"Dhënia e veriut, krijon Serbinë e Madhe. Shkëmbimi i territoreve sjell luftë"

"Dhënia e veriut, krijon Serbinë e Madhe. Shkëmbimi i

Ish-kryenegociatorja për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri tha në një lidhje për "360 Gradë", se dhënia e veriut të Mitrovicës, krijon Serbinë e madhe.

Pjesë nga biseda: 

Tahiri: Kur Serbia e sheh tani që jemi forcuar, synon të krijojë Serbinë e madhe duke copëtuar tokat e Kosovës dhe të Bosnjës dhe ky plan i rrezikshëm është i simoluar nga Rusia, e cila ka nostalgji për humbjet në Luftën e Ftohtë dhe humbjen e ndikimit në këtë pjesë të Evropës. 

Ne shqiptarët nuk jemi në pozitë që të bëjmë Serbinë e madhe duke dhënë veriun, pjesën më të pasur të Kosovës dhe duke shkëmbyer tokat shqiptare, sepse nëse do ta bënim atë gabim historik do të bëhej Serbia e madhe dhe do të kthehej në hegjemoni në Ballkan. 

Prekja e kufijve të Kosovës krijon luftën jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë por do të kemi përhapje të luftës në Ballkan. 


EMISIONET