Dhëndri përfundon i torturuar në spital ditën e dasmës

Një dhëndër mbeti i plagosur me plagë të shumëfishta dhe një faturë të majme sigurimi pas ditës së dasmës. Rituali i çmendur u kthye në torturë për dhëndrin.

Ai Guangtao, 24 vjeçar nga Kina jugore, pësoi kafkë të thyer pasi u godit nga një makinë ndërsa po tentonte t'i shpëtonte ritualit të tmerrshëm i udhëhequr nga miqtë ditën e dasmës.

Tradita e hidhur kineze e dasmës kthehet shpesh në arenë dhune për shkak të asaj që konsiderohet si largim i shpirtrave të këqij. 

Vitet e fundit kanë ndodhur një numër incidentesh të dhunshme.

Si pjesë e traditës, miqtë e Guangtao e lidhën atë me një shtyllë energjie dhe e goditën me bambu. Ndaj tij u hodh bojë, vezë dhe birrë.

"U torturova në ditën time të dasmës, saqë u plagosa. Ata më ndoqën dhe unë mezi shihja, sepse isha gjithë bojë", tha ai për South China Morning Post.

Z. Guangtao u ngjit mbi pengesën në autostradë për t'i shpëtuar "torturuesve" të tij dhe u godit nga një makinë që po afrohej.


EMISIONET