Dhëmb për dhëmb, Basha: Rama po përgatitet sabotimin e hetimit të kokainës

Dhëmb për dhëmb, Basha: Rama po përgatitet sabotimin e

Mes dy kampeve PD e PS vijon përballja e akuzave dhëmb për dhëmb. 

Ndërsa PD sulmon qeverinë se po përpiqen të heqin vëmendjen nga kokainë e sekuestruar në Maminas, PS ka përqëndruar sulmin politik tek transparenca e financimeve të PD-së, dhe lidhjet me rusët.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të shkojë në Prokurori Basha iu përgjigj me një kundër akuzë.

Sipas tij qeveria po përgatit sabotimin e hetimeve të kokainës dhe lirimin nga akuzat të Saimir Tahirit

Pyetja:   A do të shkojë kreu i PD-së Lulzim Basha në prokurori siç e kërkon kryeministri dhe Partia Socialiste

Basha: PD i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj. Gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin. As ulërimat e Edi Ramës as dëshpërimi i Taulant Ballës nuk mund ta heqin vëmendjen nga fakti se përmes një takimi sekret ditën e premte në një spital privat në Kombinat dhe përmes mekanizmave të tjerë politikë po përgatiten dy mënxyra të mëdha.

Sabotimi total i hetimeve të kokainës së Maminasit dhe lirimi i Saimir Tahirit. Ndaj fokusi ynë është lufta kundër krimit dhe drogës, sa i takon tjetrës ju kujtoj se kemi qenë ne të parët që kemi kërkuar verifikim nga prokuroria, Edi Rama të presë hetimin. Pse ngutet?! Por të mos harrojmë se po përgatitet lirimi i Saimir Tahirit po përgatitet sabotimi total i hetimit të kokainës së Maminasit. Kemi të dhëna jashtëzakonisht shqetësuese.


EMISIONET