Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë "Nënë Tereza" Behgjet Pacollin për kontributin humanitar dhe ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj popullit të Thumanës dhe të mbarë Shqipërisë.

Kreu i shtetit e konsideron sipërmarrësin, politikanin dhe filantropin e shquar të Kosovës, Behgjet Pacolli si shembull të solidaritetit kombëtar.

"Mirënjohje dhe vlerësim për kontributin humanitar të gjithë familjes Pacolli!", shkruan Meta në Facebook.

LEXO EDHE: Familja e Behgjet Pacollit jep 1 mln euro për rindërtimin e Thumanës e Durrësit

/Ora News.tv/