Prodhuesit në të gjithë botën po iu përgjigjen thirrjeve të qeverive për të kontribuar në prodhimin e produkteve të nevojshme për tu mbrojtur nga koronavirusi. Së fundmi, firma prestigjioze Louis Vuitton ka vendosur të prodhojë për një kohë të pacaktuar xhel antiviral të cilay do t’I shpërndajë falas për sistemin shëndetësor në Francë.

Pronari i markës franceze “Louis Vuitton” do të përdorë linjat e tij të parfumeve për prodhimin e dezinfektantëve të duarve, për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi.

Prodhuesi i mallrave luksoz thotë se dëshiron të ndihmojë në trajtimin e mungesës mbarëkombëtare të produkteve anti-virale në të gjithë Francën.

"LVMH do të përdor linjat e prodhimit të parfumeve dhe markave të saj kozmetike për të prodhuar sasi të mëdha të xhelit hidroalkoolik nga e hëna. Produkti do të dorëzohet falas tek autoritetet shëndetësore," njoftoi LVMH të nëpërmjet një dekarate.

Fabrikat zakonisht prodhojnë parfume dhe produkte kozmetikë për markat luksoze si Christian Dior dhe Givenchy.

Ndërsa sqarohet se këtë angazhim LV do ta ndërmarrë për një periudhë të pacaktuar, aq sa të jetë e nevojshme për autoritetet shëndetësore në Francë.

Qeveritë në të gjithë botën u kanë bërë thirrje prodhuesve që të ndihmojnë për të bërë produkte që po shkojnë mirë gjatë shpërthimit të virusit.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të kërkojë nga firmat inxhinierike të zhvendosin prodhimin për të ndërtuar ventilatorë për NHS.

Ndërsa në Kinë, në kulmin e shpërthimit të koronavirusit në shkurt, gjigandi elektronik Foxconn ndërroi disa nga prodhimet e tij nga Apple iPhone për të prodhuar maska kirurgjikale.






/Ora News.tv/