Dezerton diplomati i lartë i Koresë së Veriut, kërkon azil politik

Dezerton diplomati i lartë i Koresë së Veriut, kërkon azil

Diplomati koreano-verior Jo Song Gil, i cili prej një viti është i ngarkuar me punë si ambasador pranë selisë diplomatike të Koresë së Veriut në Itali, ka kërkuar azil politik, së bashku me familjen e tij në një shtet perëndimor,

Ky lajm është publikuar nga e përditshmja koreano-jugore "Joong Ang" e cila citon burime anonime diplomatike nga Seuli.

Sipas mediave, diplomati i lartë koreano-verior Jo Song Gil, më datë 20 nëntor të 2018 ka prezantuar kërkesën për azil politik në një vend perendëimor, e deri në pranimin e kësaj kërkese është marrë nën mbrojten e autoriteteve italiane e aktualisht ndodhet në një vend të sigurt.

Diplomati i Lartë Jo Song Gil, 48 vjec ka marrë funksionin si "I ngarkuar me punë" me rolin e ambasadorit pas dëbimit nga Italia të Ambasadorit Mun Jong-nam, më 2017, një shenjë proteste e qeverisë së Romës pas testit nuklear të Koresë së Veriut e dhunimit që ky shtet i bëri rezolutës së OKB.

Po sipas së përditshmes koreano-jugore, Jo Song Gil, "ëshë djali ose dhëndëri i një prej funksionarëve më të lartë të regjimit në Korenë e Veriut" e për momentin nuk dihen motivet e kërkesës së tij për azil politik.

Jo Song Gil, është emëruar si diplomat në Ambasadën e Romës në maj të 2015 e ndryshe nga diplomatët e tjerë të Koresë së Veriut , të cilët nuk lejohen të marrin me vete familjen, pozita e tij e privilegjuar si pjesë e një familje të rëndësishme të regjimit ka bërë të mbërrinte në Itali, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ky është rasti i dytë që një diplomat i lartë i Koresë së Veriut dezerton regjimin e Kim Yong Un.

Më 2016, zëvendës ambasadori i Koresë së Veriut në Londër Thae Yong Ho, kërkoi azil politik së bashku me familjen në Seul. "E bëra, deklaroi ai, për një ta ardhme më të mirë për tre fëmijët e mi".

EMISIONET