Devoll, aksidentoi për vdekje të moshuarën, pranga 36-vjeçarit

Devoll, aksidentoi për vdekje të moshuarën, pranga

Një 36-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi aksidentoi për vdekje një grua të moshuar.

Policia tha se "në pranga u vu shtetasi me iniciale V.H., banues në fshatin Sul pasi në rrugën Bilisht-Miras, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasen Gj.H, 75 vjeçe, banuese në Poloskë, e cila më pas ka gjetur vdekjen në Spital".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

(Foto Ilustruese)

EMISIONET