Detyruan gratë e familjes të prostituonin për 10 euro, në pranga babë e bir

Detyruan gratë e familjes të prostituonin për 10 euro, në

Babë e bir u arrestuan nga policia e Cosenzas në Itali pasi dyshohen se kanë detyruar mamanë dhe vajzën e familjes të ushtronin prostitucion.

Gjithashtu autoritetet deklarojnë se dy të arrestuarit ushtronin dhunë të vazhdueshme ndaj tyre.

Ata zbuluan një rast kur djali i familjes dhunoi të ëmën në një stacion hekurudhor. Si pasojë e plagëve të marra ajo u shtrua në spital e më pas në një qendër për gratë e dhunuara.

Babai i familjes detyronte bashkëshorten 51 vjeçe dhe vajzën e tij 20 vjeçe që të ushtronin prostitucion në këmbim të shumës prej 10 euro.

Nga hetimet e policisë, ato e kryenin veprimtarinë e tyre në një parking nëntokë pranë stacionit të trenit në Cosenza.

Policia nisi investigimin pas ankesës së një qytetari i cili u shpreh për autoritetet se dy vajzat e ushtronin prostitucionin dhe se vetë ai kishte shkuar disa herë me to.

EMISIONET