Detaje të reja nga vrasja e 42 vjeçarit shqiptar nga karabinieri italian

Detaje të reja nga vrasja e 42 vjeçarit shqiptar nga karabinieri

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga prokuroria pas hetimeve balistike të armës së karabinierit në Battipaglia, i cili në muajin prill të këtij viti, vrau shqiptarin Taf Jakini. 42 vjeçari mbeti i vrarë gjatë një ndjekjeje policore.

Nga rindërtimi i skenës së ngjarjes, karabinierët po ndiqnin në këmbë shqiptarin kur ky i fundi u kthye papritmas në drejtim të tyre. Në atë momente, karabinier u shtri në tokë dhe ju shkrep arma, duke e goditur pa dashje me një plumb në gjoks shqiptarin.

Atë ditë, u gjet edhe një "Fiat Croma" i cili rezultonte e vjedhur dhe ishte përdorur për vjedhje nga tre persona në bord, përfshirë edhe shqiptarin e vrarë.

Tre personat në makinën e vjedhur tentuan të arratiseshin sapo panë karabinierët, duke ndryshuar drejtimin e udhëtimit në autostradën e Batipaglia-s. Më pas, ata u përpoqën të iknin në këmbë.

Megjithatë, prokurorisë i nevojiten hetime të mëtejshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

EMISIONET