Dështon ndeshja Goga Basket-Teuta, Presidenti Arqile Gorea nuk lejohet të ulet me skuadrën

Dështon ndeshja Goga Basket-Teuta, Presidenti Arqile Gorea nuk lejohet

Ndeshja e basketbollit Goga Basket-Teuta nuk është zhvilluar në kampionatin kombëtar, pasi klubi organizator nuk ka lejuar Presidentin, Arqile Gorea të qëndrojë në ambientet ku qëndron skuadra. Kështu Gorea ka tërhequr ekipin dhe organizimi i ndeshjes dështoi. Pas kësaj përplasje Gorea është larguar me ekipin dhe ka lënë pallatin e sportit.

Gorea: Nga ana e Goga Basket ishte lëshuar një urdhër që unë të mos merrja kontakt me lojtarët e ekipit tim. Për këtë incident që është  i paprecedent, askush nuk mund të jetë pronar i kampionatit të basketbollit në Shqipëri. Kur vendosen njerëz që skanë lidhje me basketbollit këto gjëra ndodhin.

Për ngjarjen folën edhe trajneri Milatovic por edhe Endrit Hysenagolli.

"Është një ngjarje që nuk ka ndodhur më parë. Ekipi është i traumatizuar dhe si kryesia e klubit dhe trajneri vendosën që mos luhej kjo ndeshje"

EMISIONET