A dështoi "modeli Basha"? Lela: Shpresoj shumë që jo, PD alternativë

A dështoi "modeli Basha"? Lela: Shpresoj shumë që jo,

I njohur si kritik i qeverisë Rama, analisti Alfred Lela e sheh PD si alternativë për të ardhur në pushtet.

Në Ora News, Lela nuk e sheh shumë të vështirë këtë mision duke shtuar se slloganit " Fajin e ka Saliu" i ka dalë boja pas 5 viteve qeverisje të PS-së.

Lela: Sipas çdo parimi është e vetmja alternativë, nuk ka alternativë tjetër.Nuk dimë, nuk kemi parë skajimin e një formacioni tjetër politik me një program, linjë, qëndrim, gadishmëri për të qenë alternativa e pushtetit dhe mua nuk më duket shumë zor për të qenë alternativa e këtij pushteti. Sa i takon propagandës apo mbushamendjes se PD nuk bën mendoj se kjo gatuhet më shumë në kuzhinat e pushtetit për të thënë se: Hë mo se ne keq jemi por ata përballë nesh janë keq e më keq. Slloganit "Fajin e ka Saliu, fajin e ka Luli, fajin  e ka PD" tani 5 vjet nga qeverisja socialiste i ka dalë boja, nuk qëndron më.

Duke u ndalur tek riorganizimi i PD, Lela shpreson shumë që modeli Basha të mos jetë në fundin e tij dhe për këtë ka edhe argumentat.

Lela: Unë them që modeli Basha është në sprovë ashtu siç ka qenë në sprovë. Ka sigurisht lëvizje të reja në PD, atë që kryetari Basha e ka quajtur ristrukturimi, një lloj rimodelimi i statutit të partisë, strukturave, thirrjes për bashkim dhe përfaqësimit të krahut disident, vullnetit të mirë për tu përfaqësuar në këto organet kolegjiale të zgjedhjeve të brendshme me 'dy disidentë' shkon drejt kësaj. Modeli Basha ka qenë modeli i një frymë të re tolerante, europeiste edhe pacifiste po të doni. Shpresoj shumë që modeli Basha të mos ketë marrë fund, e shoh të përfaqësuar sidomos në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 2011. Për mua ai është kuptimi i modelit Basha, ajo fushatë dhe ai qëndrim.

EMISIONET